Lajme

“Autostrada Prishtinë-Gjilan, premtimi i Kurtit ishte gabim”, Haziri: Kjo Qeveri po e dështon me qëllim Anamoravën

10/03/2024 19:46
nga:Y I

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka pranuar se premtimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan brenda vitit 2023 ishte bërë bazuar në informacione të gabuara.

Haziri tha se përveç kësaj, Aliu duhet ta pranojë se gabim është edhe mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.

“Duhet ta pranojë se krejt ‘projektet e Lutës’, siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme” shkruan Haziri në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: