Lajme

Autostrada “Ibrahim Rugova” në gjendje të mirë dhe e qarkullueshme pas reshjeve të borës

01/08/2026 08:14
nga:G B

Pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, autostrada “Ibrahim Rugova”, konkretisht segmenti hyrje-dalja Mazgit-Fushë Kosovë, paraqitet në gjendje të mirë dhe e qarkullueshme për automjetet.

Bazuar në fotografitë e dërguara në redaksinë e Klankosova, ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar me kohë, duke pastruar borën, çka ka bërë që rruga të jetë e sigurt për qarkullim.

Autoritetet nga ana tjetër u kanë bërë thirrje vozitësve që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes në temperaturat e ulëta.

Foto nga Klan Kosova