Cult

Autorja e “Harry Poter” kërcënohet pas mbështetjes për Rushdie: E ke ti radhën

08/14/2022 21:40
nga:G B

Autorja e “Harry Potter” e njohur si JK Rowling, është kërcënuar nga një llogari nga Paksitani në rrjetin social Twitter.

Pas mbështetjes që Rowling tregoi për Salman Rushdie i cili u sulmua me thikë në ShBA, autorja mori një mesazh kërcënimi ku thuhej “mos u shqetëso, ti je e radhës”, shkruan BBC.

E njëjta llogari që e kërcënoi Rowling postoi mesazhe duke thurur lavde për personin që e sulmoi Rushdie në një skenë në New York.

Rowling pas mesazhit kërcënues ka lajmëruar policinë, ndërsa një zëdhënës i policisë së Skocisë tha se janë duke i kryer hetimet.