Lajme

Autoritetet ukrainase thonë se janë vrarë 2800 ushtarë rusë

02/25/2022 17:21
nga:Genita C

Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë ka pohuar se rreth 2,800 trupa ruse janë vrarë në luftime deri më tani.

Forcat ukrainase raportohet të kenë shkatërruar gjithashtu rreth 80 tanke ruse, 516 automjete të blinduara luftarake, 10 avionë dhe shtatë helikopterë, tha Hanna Malyar, shkruan Aljazeera.