Sporti

Autoritetet lokale i japin Barcelonës shpresë për ‘Camp Nou’

09/30/2025 13:56
nga:Mergim Rreci

Zëvendëskryetari i bashkisë së Barcelonës, përgjegjës për sigurinë, Albert Batlle, është optimist se Camp Nou mund të jetë pjesërisht i hapur për derbin katalanas midis Barcelonës dhe Gironas.

Në javët e fundit, Barca nuk ka qenë në gjendje të marrë lejet e nevojshme nga autoritetet lokale për t’u rikthyer në shtëpinë e tyre, megjithëse me kapacitet të lejuar vetëm pjesërisht në tribuna, transmeton GazetaBlic Sport.

“Për 18 tetorin? Shpresoj që të bëhen rregullimet e nevojshme, edhe nga pikëpamja e sigurisë, për t’i dhënë dritën jeshile hapjes së pjesshme të Camp Nou. Mendoj se problemet e vogla që janë të pranishme mund të zgjidhen”, tha Battle, duke dhënë një dozë optimizmi se drejtuesit e Barçës mund të organizojnë rikthimin e ekipit të Hansi Flick në objektin e klubit.

Ndeshja e parë në shtëpi e Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së do të luhet në stadiumin olimpik Luis Company, por drejtuesit e ekipit tashmë po ndërmarrin hapa për të pasur mundësinë të kthehen në stadiumin e tyre për ndeshjet e ardhshme të turneut.

/GazetaBlic Sport/