Sporti

Autoritetet italiane marrin një tjetër vendim strikt për stadiumet e Serie A

01/08/2022 18:22
nga:Mergim Rreci

Kapaciteti për stadiumet e Serie A nga 16 deri më 23 janar do të reduktohet në vetëm 5,000 tifozë për shkak të shqetësimeve në rritje për COVID-19.

Ndryshe nga vendet e tjera, stadiume nuk u kthyen kurrë në kapacitetin e plotë në Itali pas bllokimit fillestar në mars 2020, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata kishin arritur në 75 për qind, me hyrje vetëm për ata me një leje të gjelbër të BE-së, pra me prova të vaksinimit, të shërimit të fundit nga COVID ose një test negativ të kryer brenda 48 orëve.

Kjo u zvogëlua në 50 për qind për vitin 2022,  në sigurimin e distancimit shoqëror dhe maskave të detyrueshme në çdo kohë.

Tani me variantin Omicron që po përhapet nëpër Evropë, autoritetet italiane kanë reduktuar sërish kapacitetin në vetëm 5000 tifozë.

/GazetaBlic Sport/