Lajme

Automjetet përplasen “kokë më kokë”, pamje nga aksidenti ku vdiqën dy persona në Cërrik

07/14/2026 20:07
nga:G B

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Cërrikut të Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëri-tjetrin dhe përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./TCh