Spanja u bë viktima e fundit e një autogoli të pafat, ndërsa autogolat vazhdojnë të dominojnë në Euro 2020.
Momenti i makthit të portierit Unai Simon erdhi herët në përplasjen e Spanjës me Kroacinë, duke i dhënë epërsinë 1 me 0 nën Kampionëve të Botës.
Në një pasim nga Pedri, Simon humbi plotësisht prekjen me topin, për t’i dhënë Kroacisë avantazhin e hershëm.
Autogoli ishte i nënti në Euro 2020, që do të thotë se ky turne tani ka të njëjtën sasi autogolash sa çdo Kampionat Evropian së bashku.
Merih Demiral shënoi golin e parë në Euro 2020 në rrjetën e tij, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.
Që atëherë, Lukas Hradecky, Mats Hummels, Wojciech Szczesny, Ruben Dias, Raphael Guerreiro, Martin Dubravka, Juraj Kucka dhe tani Pedri, kanë kontribuar për gol në favor të kundërshtarit.


