Lajme

Autobusi i trafikut urban godet një grua në kryeqytet

09/16/2022 12:01
nga:Y I

Një grua është goditur nga autobusi i trafikut urban në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur para pak çasteve në udhëkryqin në lagjen “Dardania”.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e aksidentit dhe po merren me rastin.

E lënduara është bartur me autoambulancë drejt emergjencës.