Lajme

Autobusi që u sulmua barte nxënësit e shkollës së mjekësisë

11/26/2021 23:09
nga:Mergim Rreci

Autobusi që u sulmua sonte me kallashnikov ku si pasojë humbën jetën tre persona barte nxënësit e shkollës së mjekësisë.

Kështu pohuan burime për IndeksOnline.

Ky autobus barte cdo ditë një numër të madh të nxënësve të drejtimit të mjekësisë, ku sonte pasi disa prej tyre kanë zbritur në stacione disa persona të maskuar kanë shtënë në drejtim të autobusit ku ka ndërruar jetë shoferi dhe dy nxënës.