Të paktën 25 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një autobus u përfshi nga flakët këtë mëngjes pasi u përplas me një motoçikletë në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh, thanë zyrtarët lokalë.
Autobusi u përfshi nga flakët në rrugën pranë fshatit Chinna Tekur në distriktin Kurnool të Andhra Pradesh, raporton faqja e internetit e India TV.
Sipas një deklarate të policisë, një autobus që udhëtonte nga Hyderabad në Bengaluru me 42 pasagjerë u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes.
Raportet thonë se shumica e pasagjerëve ishin në gjumë në kohën e aksidentit.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe zyrtarët thanë se numri i saktë i viktimave do të konfirmohet pas një hetimi të plotë.
Pasagjerët e plagosur u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.
/Euronews Albania/


