Lajme

Austrian Airlines shënon 25-vjetorin e operimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

3 ditë më parë
nga:Y I

Austrian Airlines ka shënuar 25-vjetorin e operimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadori i Austrisë në Kosovë, përfaqësues të lartë të Austrian Airlines, menaxhmenti i Limak dhe  zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Përfaqësuesja nga Ambasada ustriake në Kosovë, duke folur në këtë përvjetor tha se nga 26 mars i vitit 2000 Kosova u afrua më afër me Evropën në politikë, kulturë, biznes dhe edukim, falë kësaj linje ajrore Vjenë-Prishtinë.

“Eshtë kënaqësi të jem e ftuar të flas në përvjetorin e 25-të të bashkëpunimit të Austrian Airlines me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Me 26 mars të vitit 2000, Kosova u afrua më afër me Evropën në politikë, kulturë, biznes dhe edukim, falë kësaj linje ajrore Vjenë-Prishtinë” deklaroi ajo në fjalën e rastit

Po ashtu në këtë përvjetor të 25-të bashkëpunimit foli edhe përfaqësuesi nga kjo kompani.

Ai tha se ky përvjetor nuk është vetëm reflektim i historisë së Austrian Airlines por shumë lidhje që janë bërë përgjatë kësaj kohe.

“Ky përvjetor nuk është vetëm reflektim i historisë së Austrian Airlines por shumë lidhje që kemi bërë përgjatë kësaj kohe. Falenderoj ekipin e Prishtina Aeroport për mbështetjen dhe dedikimin. Deri tash, kemi krijuar marrëdhënie shumë të mira/ Meritat shkojnë edhe për stafin e mrekulleshëm të Aeroportit të Prishtinës. Së bashku kemi krijuar shumë gjëra dhe kemi bërë të kuptojmë që një rrugëtim fillon dhe mbaron me shënime pozitive” deklaroi ai.

Një fjalë rasti mbajti edhe zv/ministri i Ifrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi tha se Austrian Airlines është e veçantë për Kosovën sepse është një kompani që së bashku me ne ka ndërtuar një histori të aviacionit civil të shtetit tonë të ri.

“Jam shumë i nderuar që jam i pranishëm në këtë ngjarje për të festuar 25-vjetorin e Austrian Airlines në Kosovë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.Si një operator ajror i familjes së madhe të Stair Airlines dhe një ndër operatorët ajrorë kryesore të familjes së aviacionit civil të Kosovës. Austrian Airlines është e veçantë për Kosovën sepse është një kompani që së bashku me ne ka ndërtuar një histori të aviacionit civil të shtetit tonë të ri, ku është nga operatorët e paktë që menjëherë pas luftës kanë filluar në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Kosova në Evropë, duke kontribuar në mirëqenien dhe zhvillimin e vendit tonë dhe të aviacionit në përgjithësi. Siç e kemi parë deri më tani, aviacioni në Kosovë ka një zhvillim dhe rritje të vazhdueshme, ku në vitin që lamë pas, në vitin 2024 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari, kemi tejkaluar shifrën prej 4 milion të udhëtarëve.Ky aeroport është ndër vendet e para në Evropë në listën e Aeroporteve me trendin e rritjeve dhe zhvillimit.Ky moment historik nuk është thejsht një statistikë, ai pasqyron vizionin tonë kolektiv dhe punën e palodhur në avancimin e udhëtimeve ajrore në vendin tonë. Gjithsesi kontribut të madh në këto arritje kanë edhe partnerët tanë sikurse Austrian Airlines e po ashtu edhe të gjithë të tjerët” tha Durmishi në fjalën e rastit.

E udhëtori i 25 që po udhëtonte ditën e sotme u shpërblye me një biletë falas nga Austrian Airlines.

/Gazeta Blic/