Lajme

Austria jep një lajm të mirë për mërgimtarët kosovarë

07/06/2021 11:00
nga:M K

Nga dita e enjte e kësaj jave, mërgimtarët mund të vijnë në Kosovë dhe të kthehen në Austri, pa pasur nevojë që të qëndrojnë në karantinim, raporton Gazeta Blic.

Mediat lokale raportojnë se shteti austriak, ka marrë vendim që edhe Kosovën dhe Malin e Zi, ta largojnë nga lista e zezë e shteteve me rrezikshmëri nga koronavirusi.

Kjo do ua mundësojë kosovarëve që jetojnë në Austri, që të vijnë në vendlindje dhe të kthehen pa pasur nevojë që të hyjnë në karantinim dy javor.

Një vendim të tillë, Austria e kishte marrë para disa javësh për shumicën e shteteve të rajonit dhe Europës.

Mirëpo, deri sot në listën e zezë vazhdonte të ishte Kosova dhe Mali i Zi.