Sporti

Austria e publikon listën për “Euro 2020”, nuk ftohet futbollisti që e refuzoi Kosovën

05/25/2021 12:16
nga:L J

Përfaqësuesja e Austrisë ka publikuar listën e plotë për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan Zeri.

Në listë janë ftuar disa nga top lojtarë, por ajo që vërehet është mungesa e mbrojtësit kosovar Albert Vallci, që për Austrinë kishte hedhur poshtë mundësinë e përfaqësimit me Kosovën.

Vallci për një kohë të gjatë ishte kërkuar nga Kosova, por e kishte refuzuar ngase dëshironte të mbante fanellën e Austrisë, Kombëtare e cila as nuk e ka ftuar për “Euro 2020”.

Vallci aktivizohet te Red Bull Salzburg dhe luan si mbrojtës.

Lista e plotë e Austrisë.