Lajme

Austri: Ndalimi i shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç?

12/11/2025 09:23
nga:N K

Këshilli Kombëtar i Austrisë po voton sot për ndalimin e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14 vjeç në shkolla. Duket se ligji do të miratohet. Por a do të zbatohet?

Ndalimi i shamisë për vajzat nën 14 vjeç në shkolla ka kaluar tashmë votimin paraprak në Austri. Në Komisionin e Arsimit të parlamentit austriak, partitë qeverisëse votuan pro – ÖVP konservatore, Socialdemokratët dhe NEOS liberale. FPÖ nacionaliste e krahut të djathtë gjithashtu votoi pro tij, ndërsa vetëm të Gjelbrit votuan kundër.

Prandaj, duket se ndalimi i shamisë do të miratohet sot në votimin e plotë parlamentar.

Dështimi në vitin 2020

Në vitin 2020, pati një përpjekje të parë për të ndaluar shamitëe kokës. Koalicioni i atëhershëm qeverisës i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Austriake (ÖVP) dhe Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) votoi për ndalimin, por kjo përpjekje dështoi para Gjykatës Kushtetuese, sepse ligji në atë kohë shkelte parimet e trajtimit të barabartë dhelirisë fetare.

Gjykata vendosi që ndalimi veçonte një besim specifik fetar, përkatësisht Islamin. Qeveria në atë kohë nuk kishte dhënë justifikime të mjaftueshme për legjislacionin e saj. Kjo është ndryshe tani, sipas Ministrit të Arsimit, Christoph Wiederkehr, i cili deklaroi se shqetësimet kushtetuese janë marrë parasysh dhe se vendimi do të kalojë.

Problemet me ndalimin

Fatma Akay-Türker është kryetarja e Shoqatës së Grave Muslimanenë Austri. Ajo vetë e ka hequr shaminë dhe është kundër detyrimit të vajzave dhe grave ta mbajnë atë. Por ajo beson se një ndalim do të ishte i vështirë për vetë vajzat.

Familjet kanë një rol shumë të madh në vendime, ndaj më së shumti do të prekeshin vajzat e reja. Ato do të gjendeshin mes dy zjarreve – midis politikës dhe komunitetit.

Shkollat ​​synojnë ta zbatojnë në mënyrë strikte ndalimin e shamisë në lidhje me prindërit. Në rast shkeljeje, së pari do të ketë një takim. Nëse prindërit megjithatë vazhdojnë t’i dërgojnë vajzat e tyre në shkollë me shami, ato mund të përballen me gjoba midis 150 dhe 800 eurove ose, si alternativë, me burgim deri në dy javë.