Kombëtarja e Argjentinës sonte përballet me Poloninë.
Argjentina dhe Polonia takohen me fillim nga ora 20:00, në kuadër të xhiros së fundit në grupin e Kupës së Botës, përcjell GazetaBlic Sport.
Në rast fitore, Argjentina fiton grupin dhe kalon tutje, kurse në rast humbje – duhet të sigurohet që Arabia Saudite dhe Meksika të luajnë baras.
Argjentina, në rast fitore do ta mbyllte grupin në vendin e parë, teksa në raundin e 1/16 do të përballej me Australinë – teksa nëse e mbyll grupin në vendin e dytë – atëherë do të përballet me Francën.
/GazetaBlic Sport