Australia ia revokoi për të dytën herë radhazi vizën tenistit serb Novak Djokovic duke ia pamundësuar që të qëndrojë në vend i pavaksinuar.
Ky vendim u mor nga Ministri i Emigracionit, Alex Hawke dhe serbi tani mund të dëbohet nga Australia.“Sot ushtrova fuqinë time… për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Djokovic për arsye shëndetësore dhe gjendje të mirë, mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë gjë” tha ministri në një deklaratë, transmeton GazetaBlic Sport.
Ky vendim do të thotë gjithashtu se serbit mund t’i ndalohet që të marrë një tjetër vizë australiane për 3 vitet e ardhshme.
Sipas mediave të ndryshme, ai tashmë mund të përfundoi duke u arrestuar nga autoritetet australiane për shkak të imigracionit të tij të paligjshëm dhe vizës së anuluar.
/GazetaBlic Sport/


