Lajme

Australia afër pikut të infektimeve, shkak Omicron

01/15/2022 14:09
nga:Y I

Australia ka të ngjarë të jetë afër pikut të infektimeve me variantin Omicron, thanë autoritetet të shtunën, teksa paralajmëruan se infeksionet ditore do të mbeten afër niveleve rekord për “disa javët e ardhshme”.

Ndërkohë më shumë se 100.000 raste u raportuan për të katërtën ditë radhazi.

“Ne nuk e kemi kaluar ende dhe mendoj se do të ketë ende një numër të madh rastesh të diagnostikuara në Australi gjatë javëve të ardhshme,” tha shefi i shëndetësisë Paul Kelly në një konferencë shtypi, duke iu referuar variantit Omicron.

Australia është ndër vendet më të vaksinuara kundër COVID-19, me më shumë se 92% të njerëzve mbi 16 vjeç të injektuar.

Qeveria federale e kryeministrit Scott Morrison, teksa u kritikuar për trajtimin e valës Omicron në një vit zgjedhor, anuloi vizitën e tenistit Novak Gjokoviç, lidhur me rregullat e hyrjes në COVID-19.

Gjokoviç po kërkon një vendim gjykate për të ndaluar dëbimin e tij.