Lajme

Audio-incizimet, Hoxhaj: Kurtit do t’i kërkohet të japë llogari para deputetëve

10/24/2024 22:28
nga:G B

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhlt e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se shefja e grupit parlamentar nuk flet me ndonjë parti politike pa u kordinu me krytar të partisë, duke iu referuar Mimoza Kusari Lila-s. 

“z. Mimoza Kusari Lila ka folur në emrët të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin dhe me Listën Serbe “, tha Hoxhaj.

Sipas tij debati këtu qëndron se sa është përfshirë Kurti dhe çka i bie kjo për sigurinë e Kosvës.

“Dhe ne si deputet të pozitës kërkojmë llogari dhe  përgjegjësi nga Kurti dhe nga Kusari Lila për atë se çfarë ka ndodhur. Dhe përpjekja që të ndrrohen temat se ne po bëjmë luftë hibride unë mendoj se është paftyrësi se agresioni është njëra prej formave të luftës hibride ajo se çfarë ka ndodh me 24 shtator, dhe ne do të kërkojmë që kjo temë të zbardhet dhe PDK e opozita nuk do të ndalet deri të zbardhet”, tha ai.

“Do të ketë kërkesa që Kurti të japë llogari para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në çdo vend normal dhe serioz pë rnjë situatë e cila ka qenë jashtë imagjinatës tonë, do të duhej të vinte kryeminsitri në Kuvend dhe të jep llogari”, tha Hoxhaj në RTV21.