Sporti

Aubameyang synon që një ditë të fitojë Ligën e Kampionëve me Barcelonën

02/22/2022 12:08
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi 32-vjeçar që luan për Barcelonën, Pierre-Emerick Aubameyang, ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle Mundo Deportivo , dy ditë pasi debutoi me fanellën e Blaugranas.

Gabonezi u bë futbollisti i parë i shekullit të 21-të me një hat trick në Ligue 1, Bundesliga, Premier League dhe tani LaLiga, përcjell GazetaBlic Sport.

I pyetur për ëndrrën që do të dëshironte ta shihte të realizuar në shërbim të Barcelonës, sulmuesi nuk hezitoi të përgjigjet: “Të fitojmë Ligën dhe Championsin këtu”.

Aubameyang gjithashtu la një premtim për fansat: “Ne do të japim gjithçka dhe personalisht do të vazhdoj të punoj siç kam bërë që kur kam ardhur. Unë dua të fitoj ndeshje dhe dua të fitoj Europa League, dhe nëse duam ta fitojmë atë, duhet të fitojmë ndeshjen kundër Napolit”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/