Pasi mungoi në ndeshjen ndaj Sheffield United të dielën në kampionat, Pierre Emenick Aubameyang nuk udhëtoi me Arsenalin as në transfertën çeke ndaj Slavias së Pragës, teksa arsyen e ka zbuluar vetë sulmuesi nga Gaboni.
Nga shtrati i një spitali në Londër, futbollisti 30-vjeçar ka zbuluar se është prekur nga malaria, të cilën mund ta ketë marrë gjatë grumbullimit me kombëtaren në muajin mars dhe për këtë i duhet të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
“Djema faleminderit për mesazhet dhe telefonatat. Fatkeqësisht jam prekur nga malaria dy javë më parë kur isha në grumbullim me kombëtaren në Gabon dhe aktualisht jam duke u kuruar në spital. Tani ndihem shumë më mirë, falë edhe punës së mjekëve, që identifikuan dhe nisën menjëherë punën për kurimin e këtij virusi në mënyrë të shpejtë. Dy javët e fundit nuk ndihesha vetvetja, por shumë shpejt do të rikthehem më i fortë se kurrë”, shkroi sulmuesi.
Ende nuk dihet se sa ditë do të qëndrojë Aubameyang në spital, pasi klubi londinez dhe klinika ku është i shtruar, nuk kanë dhënë detaje konkrete, por Arteta shpreson ta ketë në dispozicion për gjysmëfinalet e Europa Leagues.