Sporti

Aubameyang refuzon Chelsean, e njofton Tuchelin se dëshiron të vazhdojë te Barça

08/15/2022 14:28
nga:L J

Edhe pse oferta e Chelseat është shumë e mirë, Aubameyang po i këmbëngul Barçës dhe përfaqësuesve të tij që synimi i tij është të vazhdojë te katalunasit, duke marrë rolin e tij si zëvendësues i Lewandowskit.

Media angleze ‘Mirror’ siguron se vetë lojtari do t’i kishte thënë Thomas Tuchel se nuk do të ndryshojë ambient dhe se prioriteti i tij është të vazhdojë në Camp Nou, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajnerit të skuadrës londineze i duhet urgjentisht një qendërsulmues i dëshmuar për të mbuluar largimin e Lukakut drejt Interit. Pas disa përpjekjeve të dështuara të sulmuesve të tjerë, si Cristiano Ronaldo, lojtari i Barçës ishte objektivi i tij.

Megjithatë, ‘Auba’ ua ka bërë të qartë atyre se është i lumtur në Barcelonë.

/GazetaBlic Sport