Një ditë pasi federata e futbollit të Gabonit (Fegafoot) njoftoi tërheqjen e Pierre-Emerick Aubameyang nga kombëtarja, ishte radha e lojtarit për t’i thënë lamtumirën kombëtares.
Aubameyang u përshëndet me tifozët përmes një letre emocionale, përcjell GazetaBlic Sport.
“Pas 13 vitesh që përfaqësoj me krenari vendin tim, shpall përfundimin e karrierës sime ndërkombëtare. Dua të falënderoj popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohë të mira dhe të këqija”, thuhej në një letër të sulmuesit 32-vjeçar drejtuar Fegafoot.
“Do të mbaj një sërë kujtimesh të mira, si dita kur bëra debutimin tim, ose ditën kur u ktheva nga Nigeria me Topin e Artë Afrikan [çmimi Lojtari Afrikan i Vitit i fituar në 2015]”.
/GazetaBlic Sport/


