Sulmuesi i Topçinjve, Aubameyang nuk po largohet nga Arsenali.
Sipas mediumit britanik Express Sport, Pierre-Emerick Aubameyang po kërkon të injorojë spekulimet në lidhje me të ardhmen e tij dhe të mbetet plotësisht i përkushtuar tek Arsenal, përcjell GazetaBlic Sport.
Është raportuar për interesimin e Barcelonës për reprezentuesin e Gabonit, por thuhet se nuk ka asgjë të vërtetë – pasi kapiteni i klubit të Londrës duket se do të qëndrojë në klubin aktual.
Aubameyang nuk luajti në ndeshjen e parë të Premierligës me Arsenalin.
/GazetaBlic Sport


