Pierre Emerick Aubameyang ka kujtuar kohën e kaluar në stërvitje me Ronaldo Nazario në AC Milan përpara ndeshjes së Chelseat në Ligën e Kampionëve kundër kampionit të Serie A.
Klubi i Stamford Bridge aktualisht është në fund të Grupit E pas një humbje dhe një barazimi nga dy ndeshjet e tyre të para, përcjell GazetaBlic Sport.
Tani, ata përballen me kundërshtarët e tyre më të vështirë në letër brenda grupit, AC Milan.
Trajneri i ri Graham Potter regjistroi fitoren e tij të parë si trajner të shtunën kundër Crystal Palace në Selhurst Park.
Përpara ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, Aubameyang foli për kohën që kaloi në stërvitje me superyllin brazilian, Ronaldo.
“Ekipi ishte vërtet i fortë, të them të vërtetën.Ronaldo, Paolo Maldini, Alessandro Nesta… në atë kohë isha shumë i ri.Unë thjesht po përpiqesha të përmirësohesha dhe ta shikoja atë [Ronaldon] për të mësuar sa më shumë që të mundja. Të them të drejtën, ai ishte pak i shëndoshë atëherë! Por ai ishte akoma më i miri”, tha Aubameyang.
/GazetaBlic Sport/


