Sporti

Aubameyang: Kënaqësi të luaja ndaj Milanit, Leao i jashtëzakonshëm

10/06/2022 12:34
nga:E K

Chelsea arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë ndaj Milanit.

Skuadra londineze mposhti “Rossonerët” me rezultat 3-0 me golat e Fofana, Aubameyang dhe James, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas fitores ndaj Milanit, sulmuesi gabonez, Aubameyang foli për media.

“Ishte vërtet e veçantë kundër ish-skuadrës time, jam shumë i lumtur. Ne kishim nevojë për një reagim, veçanërisht para tifozëve tanë dhe jemi të kënaqur me tre pikët.

“Për mua ishte e mrekullueshme, kam dashur të luaj kundër Milanit për një kohë të gjatë dhe dje më në fund ndodhi. Është gjithmonë kënaqësi dhe jam shumë i lumtur”, tha Aubameyang.

Ai poashtu foli edhe për Leaon duke e cilësuar si një lojtar të jashtëzakonshëm.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, me të vërtetë mbresëlënës. Ai është shumë i shpejtë, i fuqishëm, ai mund të bëjë diferencën në çdo kohë. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë përveç se ai është i pabesueshëm.”