Sporti

Aubameyang: “Isha në depresion, piva shumë -duhet të flasim kur kemi probleme, unë nuk e bëra”

05/30/2024 13:36
nga:Lorik J

Pierre-Emerick Aubameyang kishte humbur gëzimin e të jetuarit dhe kishte rënë në depresion. Gjatë një interviste në kanalin Colinterview Youtube, sulmuesi i Olympique Marseille u kthye në atë që ishte “një kalim vërtet shumë i ndërlikuar” në karrierën e tij, kur përvoja e tij në Arsenal po shkonte drejt fundit.

“Jam i sigurt që kam pasur një depresion, kisha filluar të pija shumë”, rrëfen 34-vjeçari gabonez.

“Ishte një periudhë e rëndë, e vështirë. Filloi pak para se të largohesha nga Arsenali. Mendoj se ishte e lidhur me prindërit e mi. Është një problem që prek shumë njerëz, është normale. Shpesh themi se duhet të flasim për këtë, nuk ka turp. Edhe pse nuk e kam bërë, e di se mund të më ndihmojë vërtet.

Më duhej pak energji për të rizbuluar gëzimin e fitores. Ishte një fatkeqësi”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport