Lajme

“Aty menduam se po na vrasin, i kërkuam hallallin njëri – tjetrit” – rrëfim prekës nga Sadik Zeqiri

05/22/2024 22:30
nga:G B

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Sadik Zeqiri, i mbijetuar i kësaj masakre në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka treguar momentin kur kanë filluar të shtënat e para në burgun e Dubravës.

Ai ka thënë se i ka parë trupat e të burgosurve si binin në tokë të vrarë.

“Aty menduam se po na vrasin, i kërkuam hallallin njëri – tjetrit”, ka rrëfyer Sadiku.

Ai në rrëfimin e tij flet edhe për momentin kur ishte plagosur dhe si kishte arritur të mbijetonte.