Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca realizoi një gabim të paqëllimtë në seancën e sotme plenare derisa përmendi Projektligjin e Kodit Civil, i cili ndau thellësisht Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje rreth katër muaj më parë.
29 deputetë të Grupit Parlamentar të LVV-së votuan kundër Projekt-kodit Civil, të propozuar nga Qeveria e Kosovës, në muajin mars.
Konjufca e përmendi sot projekt-kodin civil, ndonëse propozimi ligjor nuk ndodhej në mesin e pikave për shqyrtim në seancën e sotme plenare.
Kësisoj, ai ‘ngacmoi’ deputetët pas përmendjes së paqëllimshme të projekt-kodit civil, të cilin e ngatërroi me projekt-kodin e procedurës penale.
“Kalojmë te pika tjetër e cila është shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit të Procedurës Civile… Penale në fakt. Më paska mbet… më paska mendja. A dini cila fjalë e urtë shkon për të? Aty ku dhemb dhëmbi …”, tha Konjufca, derisa shkaktoi të qeshura në kuvend.
Për projekt-kodin civil, votuan 28 deputetë në seancën e mbajtur më 16 mars të këtij viti.
Kundër ishin 29, katër kishin abstenuar, kurse 16 prej tyre nuk kishin marrë pjesë në votim.
Leonit Muhaxheri dënohet me 17 vjet burg për vrasjen e 24 vjeçarit Bajram Qeli


