Sporti

Atmsofera mbrëmë ishte spektakolare, Kushtrim Gashi për Plisat: Nivel tjetër

10/09/2023 08:57
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës dje u ballafaqua me Ballkanin në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës. Ndeshja u mbyll me barazimin 1:1, teksa Gripshi realizoi për Ballkanin e Blesa për Prishtinën.

Ajo që e karakterizoi ballafaqimin ishte atmosfera e jashtëzakonshme e cila ishte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

“Plisat” ishin në numër të madh, teksa kishte dhe mijëra spektatorë në stadium.

Mesfushori i Prishtinës, Kushtrim Gashi ka reaguar në Facebook për këtë atmosferë, duke lavdëruar tifozerinë e tyre.

“Doktora të shkencës, nivel tjetër”, ka shkruar Gashi.

Ja postimi i tij: