Sporti

Atletico u eliminua nga Championsi, ylli i ekipit feston deri në orën 4 të mëngjesit

10/28/2022 17:47
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid u eliminua nga Champions League të mërkurën. Barazimi 2-2 ndaj Bayer Leverkusen ishte i pamjaftueshëm për ekipin e Diego Simeones, që humbi një penallti në minutën e nëntë shtesë.

Yannick Carrasco dështoi përballë finlandezit Hradecky dhe në raundin e 1/8-ve kaloi Porto falë suksesit 0-4 në Belgjikë përballë Club Brugge. Ndërkohë që lojtarët “Colchoneros” ishin të trishtuar dhe zemëruar për dështimin, Joao Felix festoi gjatë pas ndeshjes.

Sulmuesi portugez nuk ka një raport të mirë me trajnerin Simeone për shkak të faktit që ky i fundit po preferon dyshen Griezmann-Morata në repartin e sulmit.

Shtypi spanjoll raporton se Joao Felix është parë duke festuar pas ndeshjes në ditëlindjen e së dashurës së tij. 22-vjeçari ka konsurmuar duhen dhe alkool pafund, ndërkohë që ka qëndruar jashtë deri në orën 4 të mëngjesit.

Pavarësisht se festë, veprimi i yllit portugez, i cili i kushtoi 127 milionë euro Atleticos, nuk është pritur mirë nga drejtuesit dhe Simeone, sidomos në një moment të vështirë pas dështimit në duelin ndaj gjermanëve të Xabi Alonsos.