Një super përballje zhvillohet sonte në Superkupën e Spanjës.
Atletico Madrid dhe Real Madrid përballen në gjysmëfinale, transmeton GazetaBlic Sport.
Skuadra fituese e kësaj ndeshjeje do t’i bashkohet dhe do të përballet me Barcelonën në finalen e madhe.
Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë prodhuar gjithmonë rivalitet të madh dhe spektakël, ashtu pritet të jetë edhe në ndeshjen e sotme.
Ndeshja fillon në ora 20:00, kurse luhet në King Abdullah Sports, në Jeddah.
/GazetaBlic Sport/


