Atletico e Madridit zhvendos Barcelonën në vendin e katërt në La Liga. “Los Colchoneros” triumfuan 2-0 përballë Valencias në “Metropolitano Stadium” dhe shkojnë në kuotën e 44 pikëve, aq sa kanë “blaugranat”, por me golaverazh më të mirë.
Skuadra e drejtuar nga Simeone realizoi nga një gol në çdo pjesë, pa u lënë shanse kundërshtarit që të ndëshkonte portierin Oblak.
Në fundin e pjesës së parë, më konkretisht në minutën e katër shtesë, Lino dërgoi topin në rrjetë i asistuar nga Griezmann.