Sporti

Atletico në pritjet të ofertës së Newcastle për Trippier

12/26/2021 12:07
nga:E K

Atletico Madrid ka vendosur të heq dorë nga kartoni i Kieran Trippier.

Skuadra nga Madridi është në pritje të ofertës së Newcastle United për kartonin e Kieran Trippier, bën të ditur Fabrizio Romano.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është targeti kryesor i Newcastle, siç raportohej disa ditë më parë.

Lojtari do të jetë pa kontratë me Rojiblancos në vitin 2023 dhe nuk ka ndonjë avancim në bisedime për rinovimin.

Newcastle nuk ka ndonjë emër tjetër në listën e dëshirave dhe Trippier shihet si alternativa e vetme për janarin.