E ardhmja e Lacazette duket të jetë larg Anglisë.
Sulmuesi francez është në vitin e fundit të kontratës me Gunners dhe nuk pritet rinovimi i mundshëm i kontratës për të, shkruan GazetaBlic Sport.
Francezi ka shprehur dëshirën për t’u larguar, dhe Atletico Madrid do të mendojë transferimin e tij pasi ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e Luis Suarez.
Lacazette është paraqitur tetë herë me Arsenalin këtë sezon dhe ka shënuar tre gola.
/GazetaBlic Sport/


