Sporti

Atletico Madridi bllokon largimin e Julian Alvarez

10/27/2026 15:53
nga:Mergim Rreci

Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Julian Alvarez gjatë afatit kalimtar të janarit, duke zbehur shpresat e Arsenalit për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, e vlerëson Alvarezin si një përforcim të mundshëm, por qëndrimi i klubit spanjoll e bën marrëveshjen shumë të vështirë.

Ndërkohë, raportet mes sulmuesit dhe Atletico Madridit janë përmirësuar pas rikthimit të tij gradual në planet e Diego Simeones dhe përpjekjeve për të rregulluar marrëdhëniet me tifozët.

Sipas raportimeve, Atletico synon ta mbajë Alvarezin të paktën deri në fund të sezonit 2026/27, duke e detyruar Arsenalin të presë për një mundësi tjetër.

/GazetaBlic Sport/