Sporti

Atletico Madrid udhëton në Arabi për të luajtur në Superkupë pa dy super lojtarë

01/11/2022 17:12
nga:Lorik J

Atletico Madrid udhëton drejt Arabisë pa praninë e Stefan Savic.

Lojtari malazez nuk e ka rikuperuar përfundimisht një dëmtim muskulor që e ka lënë jashtë fushës që prej datës 4 dhjetor dhe megjithëse stafi stërvitor nuk e përjashtoi praninë e tij për Superkupën orët e fundit, ai nuk është futur në listë, përcjell GazetaBlic Sport.

Malazezi do të qëndrojë në Madrid duke punuar për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë me Griezmann, i cili gjithashtu është i dëmtuar.

Atl Madrid do të luajë me Athletico Bilbaon pasnesër me fillim nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport