Sporti

Atletico Madrid synon transferimin e madh në merkato, kërkon sulmuesin e Manchester City

06/04/2024 20:18
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid ëndërron që të afrojë sulmuesin e Manchester City-t dhe të kombëtares Argjentinase, Julian Alvarez, këtë verë.

Mediet spanjolle raportojnë se ndonëse mes klubeve ende nuk kanë nisur kontaktet, vetë sulmuesi është njoftuar për interesimin e madh të shfaqur nga klubi “colchoneros” dhe nga trajneri Diego Simeone.

Përtej dëshirës së madhe të klubit madrilen, kjo lëvizje duket shumë e vështirë, pasi argjentinasi është në planet afatgjate të klubit anglez dhe të trajnerit Pep Guardiola.