Atlético Madrid nuk i ka përfunduar ende nënshkrimet në këtë merkato.
Skuadra ende dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor dhe një nga opsionet është N’Golo Kante, transmeton GazetaBlic Sport.
Lajmi bëhet i ditur nga Relevo , e cila gjithashtu shton se Atletico ka kontaktuar me vëllain e francezit për të zbuluar nëse ai do të ishte i interesuar të transferohej te klubi madrilen. Dhe përgjigja, sipas të njëjtit burim, ka qenë pozitive nga lojtari 33-vjeçar.
Kante u transferua vitin e kaluar te Al Ittihad, një klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026, por ishte në qendër të vëmendjes në Euro 2024, duke filluar nga Franca dhe madje u shpall më i miri në fushë në dy nga ndeshjet e Gjelave.
Relevo gjithashtu tregon se skaudra saudite është në dijeni të këtyre bisedimeve, por ende nuk ka marrë asnjë propozim nga lojtari . Megjithatë, një nga pengesat kryesore për kalimin përfundimtar të Kante në La Liga është paga që ai fiton në Al Ittihad, e cila është shumë më e lartë se ajo që mund të ofronte Atletico.
/GazetaBlic Sport/