Presidenti i Atlético Madrid, Enrique Cerezo tregoi se ata nuk kanë hequr dorë nga përpjekja për të marrë Antoine Griezmann (Barcelona), por pranoi se është një transferim i komplikuar për tu arritur.
“Ne nuk përjashtojmë asgjë, por ajo që mund të themi është se nuk është një transferim i lehtë”, tha fillimisht Cerezo, pêrcjell GazetaBlic Sport.
“Ne jemi duke pritur për lajme, jo vetëm nga Griezmann, por unë them se është një operacion i vështirë”, tha kreu i lartë i skuadrës në deklaratat për Cadena Ser.
/GazetaBlic Sport/


