Kupa e Botës 2022

Atletico Madrid në ‘ankth’: Gimenez mund të ndëshkohet me 15 ndeshje mos-lojë

12/09/2022 10:00
nga:E K

Jose Gimenez, mbrojtësi 27-vjeçar uruguaian, i cili dyshohet se sulmoi një zyrtar të FIFA-s në fund të ndeshjes me Ganën, që përcaktoi lamtumirën Uruguait nga Kupa e Botës.

Gimenez, si Cavani, Muslera dhe Godin, po përballet me procedime disiplinore për sjellje ofenduese, shkelje të parimeve të ‘fair-play’ dhe diskriminim, pas akteve të kontestimit ndaj ekipit të arbitrit në fund të lojës. Megjithatë, qendra e Atletico Madrid do të ketë faktorin rëndues të supozimit se ka sulmuar një zyrtar të FIFA-s, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, lojtari madje mund të suspendohet për 15 ndeshje. Dhe në rast se do të konsideroheshe shumë serioze nga FIFA, do të shtrihej edhe në klubin ku luan.

/GazetaBlic Sport/