Sporti

Atletico Madrid – Manchester City, formacionet zyrtare

04/13/2022 19:44
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid do të mirëpresë Manchester Cityn në Estadio Wanda Metropolitano sonte, ndërsa synon të kthejë rezultatin dhe të arrijë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në “Etihad” përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Citizens, përcjell GazetaBlic Sport.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante në Spanjë, atje ku të dy skuadrat kërkojnë gjysmëfinalen e madhe.

Ja formacionet zyrtare të këtij takimi.

Atletico Madrid: Oblak, Savic, Felipe, Reinildo – Llorente, Koke, Kondogbia, Lemar, Lodi – Griezmann, Félix.

Manchester City: Ederson,Walker, Stones, Laporte, Cancelo – De Bruyne, Rodri, Gündogan – Mahrez, Silva, Foden.

/GazetaBlic Sport/