Sporti

Atletico Madrid ka një plan për Joao Felix nëse Barca refuzon të paguajë 60 milionë euro

05/07/2024 12:07
nga:Lorik J

Atletico Madrid ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për Joao Felix.

Nëse Barca refuzon t’i paguajë këto para dhe lojtari refuzon një lëvizje në ndonjë klub tjetër, Atleti planifikon ta ketë atë në skuadrën e tyre sezonin e ardhshëm, zbulon Francisco Diaz i Diario AS.

Felix pretendon se e do Barçën dhe e ka dëshmuar këtë me disa paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Por gjërat u ngadalësuan për portugezin rreth dhjetorit, me Felix-in që u bë një lojtar stoli.

Trajneri i Atleticos, Simeone dhe Felix nuk u panë sy më sy përpara se lojtari të largohej për te Barça në verë. Por qëndrimi i Simeones duket se po ndryshon pasi pa Felix-in duke luajtur një futboll superlativ te Barça.

“Çdo gjë e mirë që i ndodh Joaos është e mirë për ne, jam i lumtur që ai luan kaq shumë. Nëse ai duhet të qëndrojë në Barcelonë, do të jetë një e ardhur e rëndësishme për klubin dhe nëse ai kthehet, ai mund ta bëjë më mirë,” tha Simeone.

/GazetaBlic Sport