Sporti

Atletico Madrid – Inter, formacionet zyrtare

03/13/2024 19:56
nga:Mergim Rreci

Lautaro Martinez, Benjamin Pavard dhe Federico Dimarco kthehen në formacionin fillestar të Interit kundër Atletico Madrid në ndeshjen e dytë të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Atletico Madrid dhe Inter ballafaqohen në Civitas Metropolitano nga ora 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Takimi i parë kishte përfunduar me shifrat 1 me 0 për skuadrën italiane, rezultat ky që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme.

Ja formacionet zyrtare:

Atletico Madrid XI: Oblak, Savic, Wisel, Hermoso, Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino, Morata, Griezmann.

Inter XI: Sommer, Pavard, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Barella, Hakan Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Lautaro, Thuram.

/GazetaBlic Sport/