Sporti

Atletico Madrid gjen zëvendësuesin e Trippier në Ligue 1

01/06/2022 09:00
nga:E K

Atletico Madrid ka gjetur zëvendësimin e Kierian Trippier.

Trippier pritet të kalojë së shpejti te skuadra angleze, Newcastle, kurse Atletico është hedhur në ‘aksion‘ për të gjetur zëvendësimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Ylli i Lille, Zeki Çelik pritet të jetë zëvendësuesi i anësorit anglez te skuadra spanjolle, pasi këta të fundit pritet të ofrojnë shumën e kërkuar nga Lille prej 15 deri 20 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/