Sporti

Atletico Madrid eliminohet nga Liga e Kampionëve, në sekondat e fundit humbin penalltinë dhe godasin shtyllën!

10/26/2022 23:13
nga:Lorik J

Skuadra e Atletico Madrid nuk ka arritur të kualifikohet për në raundin tjetër të UEFA Champions League pas barazimit 2 me 2 ndaj Bayer Leverkusen në ‘Wanda Mentropolitano’.

Fundi i ndeshjes ishte tejet dramatik pasi skuadra e Simeones pati mundësi të shënonte golin e fitores, por nga pika e bardhë gaboi futbollisti Carrasco.

Përveç rastit nga penalltia, lojtarët e klubit spanjoll tentuan edhe pas topit të kthyer – por goditja shkoi në shtyllë – e tjetra jashtë saj.

Ja momenti: