Atletico Madrid po tregon interes serioz për mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez, raporton AS.
Klubi spanjoll ka ofruar 15 milionë euro për francezin 27-vjeçar. Atletico Madrid beson se ky është një çmim i drejtë, pasi lojtari mund të largohet pas një viti si agjent i lirë.
Milani dhe Al Hilal kishin rënë dakord më parë për transferimin e mbrojtësit. Marrëveshja do të vlente 30 milionë euro, por Hernandez refuzoi të transferohej te klubi saudit.
Francezi luajti 49 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë gjashtë asiste. Kontrata e mbrojtësit me Milanin është e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
/GazetaBlic Sport/