Atletico Madrid do apelojë kartonin e dytë të verdhë të Mario Hermoso.
Atletico Madrid mbrëmë pësoi disfatë 1:2) ndaj rivalit të qytetit, Real Madridit.
E, protagonisti i atij takimi për ‘Los colchoneros’ ishte Mario Hermoso, i cili shënoi për të ngushtuar epërsinë, por më pas u ndëshkua edhe me dy karton të verdhë.
Së pari për shkak të një përleshjeje me Carvajal, pas një ndërhyrjeje nga lojtari i Realit.
Dhe më pas u ndëshkua sërish me të verdhë, pasi në sulm e rrezoi mesfushorin, Dani Ceballos.
Por, klubi nuk janë të pajtimit se lojtari e meritonte kartonin e dytë të verdhë, andaj sipas mediave spanjolle do ta apelojnë vendimin e gjyqtarit.
Mbetet të shihet nëse federata spanjolle do e pranojë kërkesën e tyre./