Atletico Madrid ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me dëmtimin e sulmuesit Alvaro Morata, gjatë sfidës ndaj Sevillas, në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Futbollisti la fushën në lot dhe mbajti në ankth tifozët e “Los Colchoneros”:
“Pas ekzaminimeve mjekësore, vihet re një dëmtim në ligamentet anësore të gjurit të djathtë. Koha e rikuperimit ende nuk është e përcaktuar”
Kështu, Morata do të humbasë ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ve ndaj Interit, por klubi është optimist se spanjolli do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e kthimit në Madrid, më datë 13 mars.
Sa i përket sfidës në kampionat, Atletico Madrid humbi minimalisht 1-0 dhe komplikon pozitat në vendin e katërt të renditjes, me Bilbaon që tani konsiderohet rrezik për zonën “Champions”.