Sporti

Atleti rus që përfaqëson Shqipërinë fiton medaljen e argjendtë në Baku

04/04/2022 22:12
nga:L J

Metvei Petrov i sjell një tjetër medalje Shqipërisë nga kampionati Botëror i gjimnastikës që po zhvillohet në Baku.

Atleti rus, i cili përfaqëson kuqezinjtë, grumbulloi 14.466 pikë, duke lënë pas francezin Cyril Tommasone, pjesëmarrës në tre olimpiada.

Gjimnasti rus arriti që të fitojë medaljen e argjendtë në disiplinën e kalë me dorëza.

Një paraqitje tepër e kënaqshme nga ana e 31-vjeçarit, i cili në mënyrë të vazhdueshme i ka sjellë Shqipërisë medalje dhe po arrin suksese në arenën ndërkombëtare.